Porsche 997, shitet me çmim të lartë – veç për shkak të ngjyrës! (Video)

Makina të ndryshme nga Porsche, janë shitur edhe për mbi një milion euro, por ato ishin unike e i përkisnin koleksioneve shumë të ngushta.

Së fundmi është shitur një veturë e kompanisë gjermane për 748 mijë dollarë, megjithëse nuk është edhe aq i veçantë.

Modeli 997 i përket serisë ku janë prodhuar 600 njësi dhe që është shitur para gjashtë vitesh, pra nuk i përket ndonjë koleksioni të vjetër.

Lexo po ashtu:  Ja, kur do të dalë në shitje Nokia 3310

Por, është e vetmja nga 12 të tilla me ngjyrë të zezë, për çka ka qenë shumë e dëshirueshme për dikë që ka dhënë këtë shumë.

Sidoqoftë, në videon e postuar më poshtë, mund t’ia shihni nga afër linjat e mrekullueshme, shpejtësinë e lartë dhe enterierin luksoz.

 

Loading...
SHPËRNDAJE