Prezantohet ‘Mercedes-Benz A Sedan’, një makinë super e paparë… [Foto]

Ky koncept u prezantua në “Auto Shanghai 2017” dhe na jep një pamje të gjeneratës së re nga “Mercedes-Benz”.

Shkronja A e këtij koncepti qëndron për fjalën “Aesthetics”, që në shqip do të thotë “Estetikë”,.

Trupi i këtij modeli është i bazuar në një dizajn të pastër, me linja të reduktuara duke u paraqitur si një skulpturë e bukur.

Koncepti A Sedan ka gjatësi prej 4570 mm, gjerësi prej 1870 mm dhe lartësi prej 1462 mm që e bën të duket, si një Coupe e rafinuar. Rrotat në këtë model kanë madhësi 20 inç.

SHPËRNDAJE