Pse Majlinda festoi me katër gishta? E tregon më mirë Driton Kuka (Foto)

Majlinda Kelmendi fitoi të artën në “Grand Slamin” e mbajtur të Paris, të Francës.

Pas fitores ajo festoi në mënyrë interesante duke ngritur katër gishtërinj, kjo gjë e cila ishte e pa kuptuar për disa tifozë.

Mirëpo, trajneri i saj Driton “Toni” Kuka ka shpjeguar në mënyrën më të mirë këtë lloj feste të xhudistës kampione.

“Simbolika. Katër herë me radhë fitore e garës më të madhe të xhudos, Grand Slam Paris. Duart e Majlindës me katër kishte të ngritura”, ka shkruar Kuka.

Xhudistët kosovarë ende po qëndrojnë në Francë, ndërsa nesër (e mërkurë) priten që të zbarkojnë në Kosovë.

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE