Q7-shi i Mustafës del sot në shitje për herë të tretë

Vetura e llojit Audi Q7, të cilën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e shfrytëzonte sa ishte i pari i Prishtinës, do të dal sot në shitje.

Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Q7-shi i Mustafës do të dal në shitje për herë të tretë me çmim fillestar 31 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Ai është shprehur i bindur se mërgimtarët që kanë ardhur në Kosovë këto ditë do të shprehin interesim për blerjen e kësaj  veture mijëra eurosh.

E me këto të holla ende nuk është vendosur se çka do të bëhet, por ekziston mundësia që të blihet ndonjë banesë për një nga familjet e shumta skamnore që janë në komunën e Prishtinës.

SHPËRNDAJE