Qepa si Ilaç

Qepa e kuqe është jashtëzakonisht e shëndetshme, sidomos për zemrën dhe në tërësi për sistemin kardiovaskular.

Është vërtetuar se përbërësit e saj sulfurik mund ta zvogëlojnë sasinë e kolesterolit dhe triglicerideve, si dhe forcojnë membranat qelizore të qelizave të kuqe të gjakut.

Për shkak të këtyre karakteristikave qepa ndihmon në parandalimin e sulmit në zemër.

Studimet kanë treguar se qepa përmirëson edhe dendësinë e eshtrave, dhe për këtë arsye është e rekomanduar për gratë në menopauzë që kanë problem me humbjen e densitetit të kockave, shkruan femina.al. Përveç kësaj, ajo redukton rrezikun e frakturave.

Qepa ka veprim anti-inflamator. Molekulat sulfurike përmirësojnë aktivitetin e qelizave të të bardha të gjakut që luajnë një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar.

Qepa përmban antioksidantë që parandalojnë oksidimin e acideve yndyrore në trup, dhe kështu mbajnë inflamacionin në kontroll.

Studimet kanë treguar se qepa e ul rrezikun e disa llojeve të kancerit, madje edhe kur e konsumojmë në sasi të vogla.

Ajo na ndihmon në disa mënyra të tjera të ndryshme, ndërsa disa prej tyre janë:

– Përmirëson ekuilibrin e sheqerit në gjak

– Parandalon infeksionet bakteriale

– Përmban vitaminë C, A dhe E, të cilat janë antioksidantë të mëdhenj.

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE