Quajeni ish-gruaja më e shëndoshë në botë

Një spital indian, që po trajton gruan egjiptiane që besohet se ka qenë gruaja me peshën më të madhe në botë, thotë se ajo ka humbur plot 250 kg pas operacionit.Familja e Eman Ahmed Abd El Aty tha se, ajo peshonte fillimisht 500 kg dhe nuk ka mundur të dalë nga shtëpia për 25 vite. Ajo iu nënshtrua një operacioni në një spital në Mumbai, dy muaj më parë.

Spitali thotë se ajo tani mund të ulet në një karrige me rrota dhe të qëndrojë ulur për periudha më të gjata kohe. Operacioni u krye nga një ekip doktorësh, kryesuar nga kirurgu Mufazal Lakdavala.

Spitali ka publikuar tashmë pamje të reja të pacientes, ku duket qartë humbja e peshës. Operacioni i humbjes së peshës përdoret si mundësi e fundit për të trajtuar njerëz që janë obezë, në përmasa të rrezikshme.

Gruaja egjiptiane vazhdon të humbasë peshë, por një atak kardiak që ajo kishte kaluar kur ishte fëmijë, ka bërë që ajo të mbetet e paralizuar në njërën anë të trupit dhe të ketë vështirësi në të folur apo të gëlltitur.

Spitali po pret tani që ajo të humbasë peshë mjaftueshëm për t’u futur në një aparaturë skaneri, që do të përcaktojë edhe shkaqet e atakut të saj. Humbja e peshës do të thotë që ajo mund të mos jetë më gruaja me peshën më të madhe në botë.

Libri i rekordeve “Guinness” thotë se, gruaja më e shëndoshë në jetë është Pauline Potter, në SHBA, që peshon 293.6 kg.

SHPËRNDAJE