Real Madrid-Atletico Madrid, ndeshja e dhjetë ku takohen dy skuadra nga i njëjti shtet në gjysmëfinale të LK

Shorti i gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve ka bërë që të ketë një derbi lokal.

Real Madrid dhe Atletico Madrid do të ndeshen mes vete në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga ku do të kërkojnë të prekin finalen e Cardiffit.

Megjithatë, të takohen dy skuadra nga i njëjti shtet nuk është një risi, pasi thuajse në çdo sezon ka ndodhur diçka e tillë.

Në sezonin 1999/00, ishin skuadra spanjolle, Valencia dhe Barcelona që u ndeshjes mes vete, teksa në sezonin 2001/02 ishte Real Madridi dhe Barcelona.

Sezoni 2002/03 dhuroi “Derby della Madonnina” në mes të AC Milanit dhe Interit, ndërsa për tri sezone 2004/05, 2006/07 dhe 2007/08 u ndeshen skuadrat angleze Liverpool dhe Chelsea.

Në sezonin 2008/09 ishin përsëri skuadrat angleze, Man. United dhe Arsenal që u shortuan në gjysmëfinale, ndërsa në sezonin 2010/11 ishte “El Clasico” në mes të Barcelonës dhe Real Madridit.

SHPËRNDAJE