Roma triumfon me përmbysje për të mbajtur pozitën e dytë (Video)

Me rezultat prej 2-1, Roma e ka fituar ndeshjen e javës së 29-të në Serie A kundër Sassuolos.

Në sfidën e zhvilluar në Stadio Olimpico, të parët në epërsi kaluan mysafirët. Gregoire Defrel pranoi një top nga Berardi dhe realizoi (9’).

Mirëpo, nuk zgjati shumë dhe erdhi goli i barazimit. Leandro Paredes pranoi një top nga Salah dhe shënoi një gol të bukur (16’).

Mohamed Salah ndër më të mirët në fushë (Getty Images)

Në minutat shtesë të pjesës së parë (45’+3), Mohamed Salah shënoi golin e përmbysjes nga një top i kthyer pas goditjes së El Shaarawy.

Rezultatin përfundimtar e vendosi Edin Dzeko (68’), asistimi ishte i Strootman.

Kjo fitore e mban Romën në vend të dytë në tabelë me 65 pikë, dy më shumë se Napoli që është në vend të tretë. Lideri Juventus prin me 73 pikë.

Në xhiron e ardhshme, Giallorossët luajnë kundër Empolit, ndërsa Sassuolo pret Lazion.

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE