Rrahje masive në Parlamentin e Turqisë [Video]

Në parlamentin e Turqisë, gjatë debatit për kompetencat e reja kushtetuese për president ka ndodhur një rrahje masive mes deputetëve.

Deputetja e partisë së koalicionit Drejtësi dhe Zhvillim Fatma Kaplan deshi ta xhironte votimin me telefonin e vet mobil.

Kjo nuk u pëlqeu opozitarëve dhe ata në fillim nisen të shtyjnë e pastaj edhe të rrihen.

Me ndërrimet kushtetuese zgjerohen kompetencat e kryetarit dhe me to Rexhep Taip Erdogan mund të emërojë e shkarkojë ministra, të zgjedhë udhëheqjen e partisë dhe të kandidohet edhe dy herë nga pesë vjet si kryetar i shtetit.

Për ndryshimin e Kushtetutës duhet përkrahja e së paku 330 deputetëve nga 550 sa ka në Kuvend.

SHPËRNDAJE