Sërbisë nuk po i ecin hiç punët mirë me Ramushin

Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është arrëstuar disa herë nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës për krime lufte në ish- Jugosllavi gjatë viteve 1998-1999 kundër ushtarëve serb, me 5 mars të vitit 2005 po me të njëjtën arsyeje.

Nga: Valona Hasani

Gjithashtu edhe në korrik të vitit 2010 Haradinaj arrestohej po me të njëjtat arsyeje por me dëshmitarë të tjerë të “trilluar”, në janar të këtij viti Sërbinë e mori malli ta cenoj të drejtën e lirisë së Haradinaj, bëri një fletë arrestë gjoja paska dëshmitarë të tjerë kundër Ramush Haradinaj dhe e arrëstuan në Aeroportin e Bazelit në Francë, po kjo punë hiç kërqysh spo i ecë Sërbisë me Ramushin, sepse po del si gjithmonë kokëlartë dhe fitimtar, e Sërbia s’ka si të jetë ndryshe, ku i dihet edhe pas disa muajve, e vjetëve çfarë tjetër do të trillohet, do të dalë edhe ndonjë robot që do të programohet për të dhënë dëshmi të pabaza, mund të ndodhë edhe kjo Sërbia e njëjta është vetëm strategjinë e ndryshon!

E për që i shkel Gjykata e Hagës parimet themelore të së drejtës penale si në sistemin romano-gjermanik, ashtu edhe në sistemet anglo-saksone është në bis in idem “jo të njëjtën herë për një vepër”.

Apo edhe parimi tjetër i drejtësisë res judicata “nuk lejon rigjykimin e një çështje e cila është gjykuar më parë me vendim të formës së prerë”.

Kjo qe bie në kundërshtim automatikishtë me veprimet e Hagës.

Po besoj që edhe Tribunalit Nderkombëtar të Hagës u është bërë monotoni kjo çështje me fitues të njëjtë! S’del asgjë tjetër prej një njeriut të nderit se sa vetë NDERI.

SHPËRNDAJE