Serie A me teknologjinë më të re [Foto]

Nga sezoni 2017/18, në Serie A do të instalohet VAR në fushat e futbollit italian duke i limituar gabimet e gjyqtarëve.

Presidenti i Shoqatës së Arbitrave italian kumtoi lajmin që Serie A nga sezoni i ardhshëm do të instalojë VAR në fushat e futbollit italian duke i limituar gabimet e gjyqtarëve.

Një vendim i tillë pritej të zbatohej nga sezonit 2018/2019, por në këshillin e sotëm u vendosë që të fillohet nga sezoni 2017/2018.

“Lajmi është ky: do të startojmë me VAR që nga dita e parë e sezonit të ardhshëm”, ka thënë Marcello Nicchi.

SHPËRNDAJE