Shakohoxha: Një profil në facebook me emrin tim bënte fushatë për një kandidat partie

Gazetari sportiv, Dritan Shakohoxha, ka treguar në studion Opinion, faktin se si arriti të ketë një profil personal në rrjetin social facebook.

Shakohoxha tha se pasi vura re ato dhjetra profile falso, që ishin krijuar me identitetin tim, përzgjodha njërin që ishte më i madhi dhe më agresivi.

Ai tregoi se pas kontaktimit me personin që e kishte hapur, u pajisa me një profil në rrjetin e madh të facebook-ut.

“Unë kontaktova personin që kishte hapur një profil me emrin tim në rrejtin social, facebook dhe pas bisedës me të, ai vendosi të ma japë”, tha gazetari Shakohoxha në studion e Opinion.

Komentatori i famshëm sportiv, tha se vendosa të kontaktoj më të për t’i marrë faqen që ishte krijuar në emrin e tij personal, pikërisht në momentin, kur ai filloi të kontaktojë me miqtë e gazetarit dhe mbi të gjitha kur mbante qëndrime apo komunikonte në emrin e tij.

“Ishte edhe një fushatë elektorale, kur ai filloi të shkruajë votoni për filanin dhe aty u ndjeva i kërcënuar”, tregoi Shakohoxha.

Blendi Fevziu: Më thuaj të vërtetën, kur sheh të tjerët që postojnë foto diku, që postojnë të lumtur pamje ekzotike të detrave etj. Ndjeni një lloj sikleti për veten?

Dritan Shakohoxha: Absolutisht që jo. Unë jam për natyrë pozitivist, jam tek pjesa e gazetarëve që mendoj pozitivisht.

SHPËRNDAJE