Shaqiri largohet nga Premierliga, kalon te klubi i madh në Serie A

Xherdan Shaqiri pritet të rikthehet përsëri në kampionatin italian.

Është gjiganti italian, Roma që po këmbëngul për transferimin e yllit kosovar në kryeqytetin italian.

Ka qenë drejtori sportiv i Romës, Monchi që po kërkon një zëvendësim për Mohamed Salah.

Egjiptiani është në prag të largimit pasi është duke u kërkuar me ngulm nga gjiganti anglez Liverpool.

Roma e sheh Shaqirin si zëvendësimin adekuat për egjiptianin dhe janë të gatshëm të dalin me një ofertë zyrtare.

Gjithnjë sipas medieve pranë Romës, ‘Giallorosët’, janë të gatshëm të ofrojnë rreth 15 milionë euro për mesfushorin anësorë.

Shaqiri këtë edicion ka zhvilluar 19 ndeshje në Ligën Premier, ku ka shënuar katër gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.

SHPËRNDAJE