Shifra e çmendur, sa kushton një biletë për të ndjekur në stadium finalen Juventus-Real Madrid

Duket shumë e vështirë që të gjesh një biletë për finalen e Ligës së Kampioneve, të 3 qershorit mes Juventusit dhe Real Madridit. “Millenium Stadium” i Kardifit është një impiant me 4 yje dhe ka 66 mijë vende në dispozicion

Në qytet është prenotuar gjithçka prej kohësh, aq sa edhe një çadër në disa kampe të ngritura ka mbërritur që të kushtojë deri në 2 mijë euro nata.

Për ata që duan të shmangin blerjen e biletave të vëna në dispozicion nga klubi, atëherë ata duhet t’u drejtohen pikave të shitjes së UEFAs, e cila ka në dispozicion 24.500 bileta të shpërndara nëpër sponsorë dhe federata të ndryshme.

Ajo që duhet evituar, është blerja në uebsajtet “online”, të cilat kanë 5500 bileta në dispozicion nga UEFA, por shifrat janë shumë herë më të larta, duke kaluar nga 1200 deri në 4500 euro.

Por çmenduritë nuk mbarojnë këtu, sepse ka edhe uebsajte si “Ebay”, në të cilat prenotimi i një bilete për Juventus-Real Madrid ka mbërritur deri në 8000 mijë euro dhe kërkesat janë shumë të mëdha.

Por e njëjta shifër është ofruar edhe në Kardif për një dhomë hoteli për një natë, duke konfirmuar se çmenduria e tifozëve për skuadrën e tyre të zemrës nuk njeh limite…

SHPËRNDAJE