INFOKOSOVA.NET

Switch to desktop

Portieri i Mançesterit, i lidhur me modelen kosovare

Portieri i Mançester Junajtid, Anders Lindegard, është i lidhur me bukuroshen nga Kosova, Mise Beqiri. Media britanike përflet se kanë një lidhje prej disa muajsh së bashku. Mise Beqiri punon si modele në një prej kompanive më prestigjioze të Suedisë. Ajo jeton prej vitesh në Malmo, ku edhe punon.

Ndërkohë, Lindegard ka arritur të shndërrohet në portierin titullar të Mançester Junajtid, duke lënë shpeshherë në stol De Gean.

Modelja kosovare është një personazh shumë i njohur në Skandinavi, duke qenë imazhi i disa prej firmave më prestigjioze.

Gjithsesi, media britanike përflet se deri tani çifti Lindegard-Beqiri ka arritur t’u shpëtojnë paparacëve për takimet që kanë zhvilluar mes tyre.

Copyright © 2012 — INFOKOSOVA.NET. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Portali menaxhohet nga “INFOKOSOVA.NET”. Portali “INFOKOSOVA.NET” është biznes privat i certifikuar nga Minisitria e Tregëtis dhe Industrisë së Kosovës. www.infokosova.net është portal i pavarur, me seli në Prishtinë. Kontakti:info@info-kosova.net

Lart Desktop version