e Premte, 03 Shkurt 2012 14:37
Një fans i zjarrtë i këngëtares Adelina Ismajli, është bërë objekt i një çështje serioze ne FB, pasi ka kërcënuar me vetëvrasje nëse nuk takohet me idhullin e tij, e cila për momentin ndodhet në Zvicër.
Ka reaguar menjëherë pas deklaratës së tij “Bombe” zëdhënësja zyrtare e saj, Rudina Idrizaj, duke tentuar të neutralizoj të riun, i cili me sa duket është në depresion. Kushdo që njeh familjen e Granit Behramit, ju lusim të kontaktoni menjëherë. Jeta e dikujt është në rrezik dhe çdo kërcënim për vetëvrasje duhet marrë seriozisht.
Graniti është fans i Adelinës dhe ka disa ditë që kërcënon me vetëvrasje nëse nuk e takon Adelinën, shkruan gazeta Standard. Ne nuk kemi mundësi që menjëherë sot të bëjmë të mundur takimin, ndaj ju lusim të na ndihmoni lidhur me Granitin. Granit të lutem mos ndërmerr asgjë, do të mundësojmë takimin me Adelinën, vetëm prit, thotë zëdhënësja e Adelinës.