e Shtunë, 04 Shkurt 2012 13:33
Nuk ekziston asnjë mundësi rikthimi mes Jennifer Lopez dhe Marc Anthony sepse këngëtarja është më se e lumtur në krahët e të riut toy-boy Casper Smart. Thashethemet që kishin qarkulluar mbi një bashkim të mundshëm mes saj dhe Anthony u përgënjeshtruan publikisht.
Uebsajti Tmz.com, foli për një afrim shumë të natyrshëm mes Jeniffer dhe Marc edhe pse të natyrës profesionale. Një mik i çiftit sqaron se tashmë është kaluar faza e nervozizmit dhe ata flasin me qetësi e pa debatuar, kjo dhe për shkak të fëmijëve. Ndërkaq pas zërave për një bashkim mes tyre, Jennifer përgënjeshtron publikisht çdo gjë.
Në një intervistë për CBS Jennifer Lopez u shpreh se nuk dëshiron të kthehet pas për sa i takon divorcit dhe se ka një raport miqësor me Marc Anthony. Zërat për bashkim u shuan fare kur këngëtarja u fotografua në krah të dashurisë së saj të re Casper Smart gjatë promovimit të sezonit të ri të American Idol.