Shqiptarët të heqin dorë nga mallkimi për “shpëtimin” e Maqedonisë

“Gjendja politike dhe e sigurisë në Maqedoni sa vjen e po bëhet e pasigurtë për qytetarët e saj”, kështu thuhet në reagimin e SHSHA në Çikago.

Nga:  Skënder Karaçica

Sipas shoqates, për këtë gjendje kaq të lëkundur drejt shpërbërjes së shtetit, shqiptarët nuk mund të shpallën fajtor kujdestar, por bartësit kryesor të kësaj krize janë dy partitë politike maqedonase me krerët udhëheqës Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev, që për apetitet për karrigen e pushtetit po bëjnë çmos që përmes skandaleve,protestave dhe të shpalljes “fajtori i Tiranës” që të bëjë me Platformën Politike Shqiptare, që në vete përmbanë kriteret e njohura demokratike të ofertës për bashkëpunim (lexo:kaulicion) ndërpartiak dhe avancimi i çështjes shqiptare në Maqedoni përmes aktit më të lartë juridik të Kushtetutës,jo pakicë kombëtare,por pozita e tij shtetformues.

“Ndonëse kjo gjendje është e paqartë dhe me vijat e eskalimit të ndonjë konflikti ndëretnik,do të kërkojmë nga deputeti i BDI-së,Talat Xhaferi dhe i ,,nominuari,,për krytetar të Kuvendit të Maqedonisë që të ketë kujdes mos të bëhet ,,hero,,i pashpallur dhe në raport me orët e rënda politike dhe të sigurisë,mos të sillet si ushtarak,por le të mendoj të heqë dorë nga ,,detyra,, e kryetarit të Kuvendit  të Maqedonisë dhe përderisa nuk sqarohen dhe meren vesh ata pushtetarët maqedonas të përqarë për pushtetin,shqiptarët mos të bëhen viktimë e kohës pa kohë”, thuhet në reagimin për opinion të SHSHA-së në Çikago.

Do të ishte mirë që partitë politike shqiptare në Maqedoni,ndonëse deputeti dr.Ziadin Sela u përgjak në sallën ligjvënës të parlamentit, të heqin dorë nga loja politike Gruevski-Zaev dhe të dalin në pushim të ditës dhe të merren më shumë më çështjen shqiptare çfarë më tutje?

Nëse vazhdon avazi i njohur maqedonas, shqiptarët mos të jenë më viktimë e këtyre skenarëve për ne të njohur dhe ritheksojmë se në këtë front politik BDI e Ali Ahmetit duhet të reflektojë më e matur e kurrsesi të sillet (mat e çmat)me kohën,ndonëse kjo do të kushtojë shumë çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni. Kushti i shqiptarëve në këtë rrëmujë politike të pasigurtë, nuk duhet të sillën sikur nuk po ndodh asgjë,kjo po shihet nga qëndrimi i Talat Xhaferit si ,,kryetar,,i Kuvendit të Maqedonisë që më shumë po i shkojnë sytë kah karriga se sa për të bërë bilansin politik për shqiptartët e pambrojtur në çdo situatë që mund të eskalojë në konflikt ndëretnik në Maqedoni, thuhet në fund të reagimit të SHSHA-së në Çikago.

SHPËRNDAJE