Si ta pastroni sa më lehtë pllakën e rrafshët të shporetit

Le të shkëlqejë pllaka shporetit tuaj si e re. Eliminimi i njollave nga pllaka e rrafshët e shporetit vërtet mund të paraqesë problem, posaçërisht nëse ju derdhet gjella dhe ju krijon njolla të forta.

Rolin kryesor në këtë punë e ka soda e bikarbonatit, por do t’ju nevojitet edhe detergjenti i zakonshëm i larjes së enëve, një enë e thellë, ujë i nxehtë, një peshqir apo lecka e kuzhinës, si edhe dorezat mbrojtëse, në mënyrë që soda e bikarbonatit të mos jua dëmtojë lëkurën e duarve.

Në fillim mbushni enën me ujë të nxehtë dhe shtoni pak detergjent. Bëjeni shkumë dhe njomeni peshqirin apo leckën e kuzhinës. Sodën e bikarbonatit hidheni nëpër shporet.

Peshqirin apo leckën nxirreni nga uji dhe shtrydheni pak. Le të mbetet e njomur, por të mos shtrydhet tepër. Peshqirin e njomur vëreni mbi pllakën mbi të cilën keni hedhur ujë dhe sodën e bikarbonatit.

Prisni rreth 15 minuta, pastaj me peshqir fërkojeni shporetin duke përdorur sodën e njomur të bikarbonatit si mjet abraziv.

Mbetjet e sodës së bikarbonatit dhe ndyrësirën pas pastrimit eliminojeni me sfungjer të zakonshëm. Pllaka e rrafshët e shporetit tuaj do të shkëlqejë si ta kishit blerë para pak ditësh!

Nëse keni shporetin me komanda me prekje të ndjeshme, gjatë pastrimit shmangni ato pjesë për shkak të sensorëve.

SHPËRNDAJE