Skandali seksual në Itali: Fëmijët 8 deri në 16 vjeç prostituohen në rrugë (Video)

Emisioni investigativ në Itali “Le Iene”, (Hienat), ka zbardhur një skandal seksual që ndodh me fëmijët minorenë. Të mitur nga moshat 8 dhe deri në 16 vjeç pranojnë se kryejnë marrëdhënie seksuale me persona të ndryshëm, përfshirë këtu policë karabiniere dhe gjykatës italinë, kundrejt një çmimi prej 20-30 euro.

Djemtë të përfshirë në këtë fenomen janë me origjinë kryesisht nga Bosnja dhe Rumania. Ata tregojnë se klientët e tyre i gjejnë kryesisht rrugicave pranë stadiumit të Barit.

Të pyetur se çfarë bëjnë me paratë që marrin në këmbim, fëmijët shprehen se blejnë për të ngrënë dhe për t’u veshur. Çdo dëshmi e tyre përbën një skandal dhe është e frikshme se si shtetarët italianë janë ata që e kanë nxitur zhvillimin e këtij fenomeni të tmerrshëm.

Gjithçka e bëjmë për para, për të mbijetuar”, ka them Tomi, i cili është vetëm 8 vjeç.

Ai gjithashtu tregon për “Le Iene” se gjithçka bëhet në fshehtësi, burra të pasur vijnë e marrin me makinë dhe se gjithçka bëhet aty.

Loading...
SHPËRNDAJE