Studim: 55% e politikanëve vuajnë nga pagjumësia si pasojë e punës për popull

Një studim i kryer nga Instituti për Studime Psikologjike në Politikë, bënë të ditur të dhëna interesante sa i përket politikanëve të Parlamentit të Kosovës.

Nga 1220 politikanë e intervistuar në mënyrë private, Instituti ka gjetur se 999  prej tyre vuajnë nga pagjumësia.

3 janë arsyet kryesore të kuaj pagjumësie, por ajo çfarë bie ndërmend është arsyeja numër 1 “Presioni i punës për popull” që edhe ka qenë arsyeja më gjenerale e dhënë nga deputetët raporton albanews.

“Prej 999 deputetëve që vuajnë me pagjumësi 879 prej tyre kanë thënë se aq shumë mendojnë për popullin saqë me javë të tëra nuk i zë gjumi.”, thuhet në studim anketën.

Sipas këtij studimi, arsyeja numër 2 përse deputetët vuajnë nga pagjumësia janë ngrënia e pa kontroll gjatë fundjavës ku shumica hanë nga 20 qebapë dhe arsyeja numër 3 është se hanë gjithçka me shumë djegës.

Instituti ka bërë të ditur edhe publikimin e të dhënave të tjera./Albanews/

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE