Taulanti dhe Graniti, urojnë Pavarësinë e Kosovës – ky është mesazhi i tyre (Foto)

Vëllezërit Xhaka janë treguar të shpejtë këtë mëngjes, duke uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Dy futbollistët kosovarë, të cilët përfaqësojnë Shqipërinë dhe Zvicrën kanë uruar nëntë vjetorin me nga një mesazh prekës.

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka: “Jam i lindur në Zvicër. Jetoj në Londër. Kurrë nuk do të harroj dhe me zemër do të jem në vendlindjen e prindërve të mi. Urime pavarësinë Kosova jonë”.

Taulant Xhaka: Urime pavarësinë Kosova jonë. Uroj të jetë sa më e afërt data ku të gjithë të festojmë ditën e Bashkimit me Shqipërinë”.

ARTIKUJ TJERË:
SHPËRNDAJE