INFOKOSOVA.NET

Switch to desktop

Alarm Facebook-u dhe në burg, vijnë kërcënime ndaj viktimave

Kërcënime, provokime e mesazhe nga më të ndryshmet në Facebook, të cilat vijën drejtpërdrejtë nga qelitë e burgut. Diçka e tillë pohohet nga Daily Mail, ku kriminelët e burgosur, përfshirë këtu dhe vrasësit e përdorin rregullisht rrjetin social të Facebook për të kontaktuar me viktimat apo dhe me familjet e tyre.

Të burgosurve i ndalohet rreptësisht përdorimi i internetit, por ata në një mënyrë apo në tjetrën arrijnë gjithmonë të futen nëpërmjet celularëve që ndodhen në mënyrë të jashtëligjshme brenda qelive.

Këto janë statistika zyrtare, por që realisht pritet që numri i përdoruesve të tillë të jetë shumë më i lartë.

Sipas organizatave që përfaqësojnë viktimat e krimeve, fakti që një person i tillë të kontaktojë me viktimën e tyre, përbën një formë torture.

Javed Khan, i organizatës Victim Support ka deklaruar: “Fakti që kriminelët mund të përdorin Facebook-un nga burgu transformon mëshirën e tyre në një karikaturë. Është një çështje e cila kalon përtej dënimit në rast se ata e përdorin rrjetin social për kërcënime kundrejt viktimave apo dëshmitarëve”./noa/

Copyright © 2012 — INFOKOSOVA.NET. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Portali menaxhohet nga “INFOKOSOVA.NET”. Portali “INFOKOSOVA.NET” është biznes privat i certifikuar nga Minisitria e Tregëtis dhe Industrisë së Kosovës. www.infokosova.net është portal i pavarur, me seli në Prishtinë. Kontakti:info@info-kosova.net

Lart Desktop version