INFOKOSOVA.NET

Switch to desktop

NASA lançon lojë në Facebook

Sa njohuri keni mbi programin hapësinor të NASA-s, Earthling? Tashmë këtë gjë mund ta provoni pasi NASA ka lançuar një lojë në rrjetin social Facebook për të testuar njohuritë tuaja. ‘Space Race Blastoff’ paraqet një sërë pyetjesh të çuditshme dhe të vështira të lidhura me tema mbi teknologjinë dhe shkencën.

Përdoruesit luajnë duke zgjedhur një personazh dhe pastaj duke iu përgjigjur 10 pyetjeve me alternativa. Ata mund të konkurojnë me përdoruesit e tjerë ose të luajnë vetëm.

Ata gjithashtu mund të fitojnë pikët nëqoftëse janë të aftë t’i përgjigjen saktë pyetjeve bonus.

NASA e lançoi lojën në rrjetin e madh social Facebook për të përfituar nga audienca e madhe e tij dhe që të mund të luhet mes shokësh./tc/

Copyright © 2012 — INFOKOSOVA.NET. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Portali menaxhohet nga “INFOKOSOVA.NET”. Portali “INFOKOSOVA.NET” është biznes privat i certifikuar nga Minisitria e Tregëtis dhe Industrisë së Kosovës. www.infokosova.net është portal i pavarur, me seli në Prishtinë. Kontakti:info@info-kosova.net

Lart Desktop version