Tifozët e Polonisë pritën Kosoven me mesazh skandaloz (FOTO)

Tifozët e Polonisë shfaqën një transparent kundër Kosovës para ndeshjes me Ukrainën.

Përfaqësuesja e Kosovës u mposht nga Ukraina me rezultat 3:0, në duelin e xhiros së tretë në eliminatoret e “Kampionatit botëror 2018”.

Ballafaqimi u zhvillua në Poloni dhe tifozët polakë shprehën mbështetjen e tyre për Serbinë, kundër Kosovës, shkruajnë mediat serbe.

“Kosova është Serbi”, shkruante në transparentin e shfaqir nga tifozët polakë.

Polonia e ka pranuar Kosovën por tifozët e Polonisë shpeshherë kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj serbëve, kundër Kosovës.

Lexo po ashtu:  Fillojnë talljet me Ronaldon pas humbjes së Realit (VIDEO)

Loading...
SHPËRNDAJE