“Tmerr” për Barcelonën, ja çfarë e pret në tri ndeshjet e ardhshme (FOTO)

Barcelonën e pret një periudhë aspak e lehtë pas humbjes me Deportivo La Corunan.

Barcelona është mundur me rezultat 2:1 nga Deportivo, në ndeshjen e javës së 27-të në La Liga.

Kjo ishte humbja e tretë e sezonit për katalanasit, të cilët tani do të kenë disa ndeshje të vështira për t’i luajtur gjatë javëve të ardhshme.

Blaugranët do ta kenë një përballje të vështirë të dielën e ardhshme përballë Valencias, kundërshtar i cili jo rrallë herë i ka shkaktuar probleme Barcelonës.

Kurse, në ndeshjen e parë të muajit prill Barcelona do të luajë përballë, Sevillas së vendit të tretë, e cila është seriozisht në garë për titull, pasi ka vetëm tri pikë më pak se Barcelona dhe dy më pak se Reali.

Skuadra e Luis Enriques më pas do të ndeshet me Malagan e Sociedadin, para ndeshjes së madhe ‘El Clasico’ me Real Madridin, e cila do të zhvillohet më 23 prill.

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE