Tronditin mjekët: Edhe meshkujt preken nga kanceri i gjirit, ja si ta kuptoni nëse jeni prekur

Kur dëgjojmë fjalët “u diagnostikua me kancer në gji ” automatikisht mendja na shkon tek një grua.

Por të dhënat tregojnë se nga kanceri i gjirit mund të preken edhe meshkujt, kjo është bërë e ditur nga prestigjiozja “The Sun”.

Mund të prekë meshkujt në një përqindje shumë të vogël, kryesisht ato mbi moshën 60 vjeç, ndryshe nga femrat që preken nga kanceri i gjirit duke nisur nga mosha 45 vjeç deri në 50 vjeç.

Rastet e para të meshkujve të prekur nga kanceri i gjirit janë regjistruar në Peru dhe rritja e numrit të rasteve po bëhet e konsiderushme.

Edhe tek meshkujt  gjëndra e qumështit ekziston dhe si rrjedhojë mundësitë janë të mëdha për shfaqjen e kancerit.

Sipas specialistëve, në pesë vitet e ardhshme do të vazhdojë të ketë një rritje në mënyrë dramatike të numrit të prekurve me kancer në gji.

Për këtë rekomandohen kontrollet e rregullta në mënyrë që ta shmangni atë, sepse vetëm nëse kapet në fazën fillestare ekziston mundësia e shërimit.

Simptomat kryesore të kancerit të gjirit te meshkujt lidhen kryesisht:

1.) Ndryshimi në madhësinë ose formën e gjoksit

2.) Skuqje të gjoksit

3.) Ënjtje në sqetull ose në zonën përreth

4.) Ndryshimi në cilësi të lëkurës

5.) Dhimbje të vazhdueshme

SHPËRNDAJE