Ushqimet që ju ndihmojnë të pastroni organizmin nga nikotina

Do ishte mirë sikur mos ta pinit fare duhanin, pasi dihen efektet negative që ai ka mbi organizmin. Por nëse keni krijuar varësi dhe e keni të pamundur për ta lënë, ekzistojnë disa lloj ushqimesh që do ndihmojnë organizmin tuaj të pastrohet nga nikotina e duhanit.

Së pari nisni me konsumimin e çajit të gjelbër dhe ujit me vitamina. Pirja e duhanit ngadalëson e dehidraton organizmin tuaj dhe ndaj pirja e sasive të mëdha të ujit është ideale. Akoma më ideale është të pini çaj të gjelbër dhe ujë me vitamina, por edhe një gotë ujë me një fletë limoni ose mente brenda ndihmon.

Edhe lëngu i portokallit ndihmon, pasi është i pasur me vitaminës C dhe B5. Konsumimi i duhanit redukton vitaminës C nga trupi. Por konsumimi i një gote me lëng portokalli në ditë do t’ju përmirësoj ndjeshëm metabolizmin. Një lëng tjetër që ndihmon është lëngu i karrotës. Kur konsumoni cigare nikotina qëndron në trupin tuaj për tri ditë me radhë. Lëngu i karrotës është i pasur me vitamina A, C, K dhe B dhe do ju ndihmoj për lëkurën sepse e pasuron me vitamina.

Kalojmë tek perimet që ndihmojnë për pastrimin e organizmit nga nikotina. Fillimisht konsumoni sa më shumë spinaq. Është një nga perimet më të shëndetshme për shkak se jo vetëm është i pasur me vitamina, por përmban gjithashtu sasi të madhe acidi folik. Së fundmi është edhe një frut që ndihmon për pastrimin e organizmit nga nikotina. Dhe ai është pikërisht kivi, është një fryt i pasur shumë me vitamina A, C dhe F. Kur ti tymos cigare, ulen ndjeshëm nivelet e këtyre vitaminave. Me konsumimin e këtyre produkteve edhe nëse keni humbur shumë beteja për të lënë duhanin, do mund të arrini të largoni të paktën një pjesë të nikotinës nga organizmi juaj.

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE