Vajza e bashkëjetueses seks në banjat e shkollës, rrëfehet i dënuari

Shyqyri Zena, një i dënuar me 13 vite burg për akuzën e rëndë “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, ka vendosur të rrëfejë “live” të vërtetën e tij.

Në një lidhje direkte me News 24 ai pretendon se është futur në kurth nga ish-burri dhe vajza e gruas me të cilën bashkëjetonte.

Shyqyriu me herët është dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe sipas tij arsyeja pse i rrinte afër vajzës së bashkëjetueses së tij ishte që ta ruante nga djemtë, pasi nëna e saj ishte e shqetësuar për sjelljet e saj.

“Mësuesja e kishte kapur vajzën në banjat e shkollës duke bërë seks. Gruan time e thirrën në drejtori dhe e bënë problem. Prandaj unë shoqërohesha me të, që të mos e ngacmonin djemtë”,- thotë ai, ndërsa tregon edhe episodin kur e kanë arrestuar, pa të drejtë, siç thotë ai.

“Në 2012-n lirohem për shfrytëzim prostitucioni, njihem me një grua tjetër, por pas 3 muajsh më ngriti kurth babai i paditëses. Më lë takim vajza në një lokal, i ati vjen me shpejtësi atje, zbret shokun e ngushtë, i cili e merr vajzën prej flokësh dhe e fusin në makinë.

Qëndruan 10 minuta dhe në ato momente vjen policia. Ushtruan dhunë ndaj meje dhe vetëm kur u përballa në gjykatë me këto akuza”, -deklaroi Shyqyriu në “Me zemër të hapur”.

SHPËRNDAJE