Vajza e refuzoi si çiklist, por e pranoi si pronar të makinës luksoze [Video]

Thonë se paraja nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm në jetë, por jo të gjithë mendojnë ashtu, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon një video e publikuar së fundmi në internet.

Një ekip i të rinjve janë munduar përmes një kamere të fshehtë, të tregojnë se paraja vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në shoqërinë tonë.

Njëri nga pjesëtarët e kamerës së fshehtë shfaqet në rrugët e qytetit duke u shëtitur me biçikletë, duke tentuar të flirtojë me një vajzë e cila vazhdimisht e injoron.

Por situata ndryshon kur ai shfaqet disa sekonda më vonë pranë një veture luksoze të tipit BMW I8, për të cilën thotë se është e tij. Dhe kur e njëjta vajzë kalon pranë tij, ai mundohet ta bind që vetura është e tij.

Kur ajo pranon të dalë me të edhe përkundër faktit që kishte të dashur, ai vendosë t’i thotë se nuk i pëlqejnë vajzat materialiste.

SHPËRNDAJE