Vetëm 90 sekonda në mëngjes do t’ua ndryshojnë jetën

Nëse e keni problem të zgjoheni në mëngjes, gjasat janë që me t’u ngritur të hidheni në dush.

Zgjon të gjithë trupin tuaj, por një dush shumë i nxehtë është pikërisht ajo që duhet …nëse keni ndërmend për të fjetur sërish.

Një dush i nxehtë është pikërisht ajo që mjekët rekomandojnë për personat që kanë probleme me gjumin, pasi uji relakson mendjen.

Por kjo nuk është gjëja e duhur për ju nëse doni të merrni energji për një ditë të ngarkuar.

Nëse qëllimi juaj në mëngjes është që të zgjoheni shpejt, atëherë ju duhet të ndryshoni rutinën e dushit tuaj dhe për këtë do t’ju duhen vetëm 90 sekonda.

Pasi të keni mbaruar ritualin normal, lahuni me ujë të ftohtë për 30 sekonda, pastaj të nxehtë po për 30sekonda dhe më pas përsëri 30 sekonda ujë të ftohtë.

Uji i nxehtë hap kapilarët dhe shton rrjedhjen e gjakut.

Po është gjithmonë e rëndësishme që dushi të përfundojë me ujë të ftohtë, ndonëse mund të mos iu pëlqejë.

SHPËRNDAJE