Vjen oferta e re për BMW- X5 [FOTO]

Për pronarët e BMW- X5 tani në dispozicion kanë ofertën e kompanisë, që merret me modifikimin e veturave, “TopCar”, e cila ofron paketën e re për këtë model bavarez.

Oferta, në fakt, ende nuk është e kompletuar, por duket se paketa për përforcimin e motorëve benzin dhe dizel do të ofrohet së shpejti.

Sa i përket pjesës tjetër, paketa përfshin aerodinamikën “Lumma” – mbrojtësit anësorë të zgjeruar, mbrojtësi i përparmë me spoiler, vrima për ajër, set pragjesh, mbrojtësi i pasmë i modifikuar me difuzer të integruar, spoiler i pasmë mbi çati, si dhe spoiler në bagazh.

Gjithashtu, në këtë paketë përfshihen edhe dritat “LED” të ditës, sistemi i ri sportiv i shkarkimit të gazrave me katër tuba, amortizatorët e modifikuar, frenat e forta, set të rrotave me diametër prej 23-inç e me goma 315/25-23.

Ndërkaq, sa i përket interierit “TopCar” përmes kësaj pakete ofron interier dyngjyrësh prej lëkure “Alcantara”, disa elemente nga fibra të karbonit, tepihët e rinj dhe pedalet nga alumini.

SHPËRNDAJE