VV, AAK e NISMA flasin për koalicion parazgjedhor

Jakup Krasniqi nga NISMA për Kosovën, ka konfirmuar për Gazetën Express se ka ndodhur një takim sot ndërmjet udhëheqësve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Vetëvendosjes dhe NISMA-s për Kosovën.

“Kemi diskutuar edhe për koalicione parazgjedhore e paszgjedhore”, ka thënë Krasniqi për Express.

Ai ka treguar se në takim ishte edhe ish-Ambasadori Wolker, ndërsa, takimi ka ndodhur në Parkun Gërmia, në periferi të Prishtinës.

Muharrem Nitaj i AAK’së ka thënë se takimi i udhëheqësve të partive ishte ide e Ambasadorit Wolker.

SHPËRNDAJE