WhatsApp ndalon së funksionuari, ja ç’po ndodh me aplikacionin tani

#Whatsappdown është bërë një ndër hashtaget kryesore në Twitter këto momente.

Që prej disa minutash, aplikacioni i mesazhe WhatsApp ka ndaluar së funksionuari dhe kjo ka bërë që njerëzit të mos munden të dërgojnë apo të pranojnë mesazhe.

Mijëra përdorues të këtij aplikacioni janë revoltuar mbrëmjen e sotme, duke shfaqur pakënaqësitë e tyre në rrjetet sociale, pasi gjithçka erdhi papritur.

Ende nuk dihet se përse ka ndodhur kjo gjë, por shpresojmë të jetë e përkohshme.

SHPËRNDAJE