Xharra: Lëvizja BESA ia rrit këmbënguljen Ivanovit për të prishur çfarëdo unifikimi shqiptar

Kryeredaktorja  e gazetës Zeri të Kosovës, Arbana Xhara në një shkrim për situatën politike në Maqedoni thotë se thellimi i krizës në Maqedoni po shkon drejt një konflikti Rusi-Perendim.

“Thellimi i krizës në Maqedoni po shkon drejt një konflikti Rusi-Perëndim. Sinjalet nga ky vend konstatojnë se Ballkani Perëndimor po bëhet i papërballueshëm për BE-në e papërqendruar duke e lënë në mëshirën e përplasjes së madhe gjeopolitike globale. Influenca ruse në rritje dhe interesat turke në Ballkan janë duke goditur në shënjestër shqiptarët” shkruan Xhara në shkrimin e saj “Maqedonia, konflikt Rusi – Përendim”, përcjell TetovaSot.

Sipas Xharës Lideri i LSDM-së Zoran Zaev vazhdon t’i mashtrojë shqiptarët

“Zaev nga LSDM-ja vazhdon t’i mashtrojë shqiptarët me diskursin lustër sikur është në kërkim të të drejtave të tyre, por që lufta kryesore e tij është përmes shqiptarëve ta mundë Gruevskin. Ai mblodhi hiç më pak se 70 mijë vota shqiptare, duke ua dhënë vetëm dy ulëse” thotë më tutje Xhara duke goditur edhe Lëvizjen BESA që është influencuar nga jashtë për të përçarë shqiptarët.

“Për herë të parë futet në garë, ndonëse pa komisionar në terren, partia “Besa”  me financa dhe ndikime nga jashtë fiton 5 ulëse” shkruan gazetarja e Kosovës Arbana Xhara.

Ajo thotë se loja e presidentit Ivanov kundër “Deklaratës Shqiptare” është e forcuar nga Lëvizja BESA duke insistuar se kjo “Deklaratë” është nënshkruar në Tiranë dhe ia rrit këmbënguljen Ivanovit për të prishur unifikimin shqiptar.

“Të përballura me presionin vendor e kombëtar partitë shqiptare nisën procesin e unifikimit të kërkesave politike karshi partive maqedonase që rezultoi me Deklaratën e Përbashkët të Partive Parlamentare Shqiptare ose të njohur si “Platforma shqiptare”, që u ndërmjetësua nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Tash me këtë kartë kundër luan presidenti Ivanov duke e kundërshtuar si shkas pse Tirana të përfshihet në këto zhvillime politike. Derisa të njëjtën argument ia forcon “Besa”, duke insistuar se “Platforma” u arrit në Tiranë, kjo vetëm sa rrit këmbënguljen e Ivanovit për të prishur çfarëdo unifikimi shqiptar” shkruan mes tjerash Arbana Xharra

Ndryshe nesër në Maqedoni pritet të mbahet takimi i koordinatorëve të grupeve parlamentare me thirrje të Trajko Veljanovksit ku pritet që të thirret edhe seanca konstitutive për të zgjedhur edhe krye parlamentarin e kuvendit të Maqedonisë. Gjithashtu nesër pritet të vij edhe eurokimasri  Johanes Han ku siç raportohet do të takohet me presidentin Ivanov për të biseduar rreth dhënies së mandatit liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

SHPËRNDAJE