Xhihadisti sulmon ushtaren franceze në aeroport, qëllohet për vdekje nga dy ushtarë tjerë (Video+18)

Kamerat e sigurisë të instaluara në aeroportin Orly në Paris, kanë filmuar momentin kur një ekstremist islamik kapë prapa shpinës një ushtare, të cilës më pas ia rrëmben revolen.

Në video mund të shihet se si ky burrë mban për fyti ushtaren, derisa prapa tij vihen dy ushtarë të armatosur me pushkë.

Sulmuesi i identifikuar Ziyed Ben Belgacem, pas këtij veprimi është qëlluar për vdekje pas tre minutave pasi e kishte mbajtur peng ushtaren.

Ky incident ka shkaktuar panik në mesin e pasagjerëve të shumtë që gjendeshin në ato momente në aeroport, gjë që detyroi autoritet franceze të mbyllin përkohësisht aeroportin e dytë më të madh në Paris.

Edhe pse 39-vjeçari është munduar të ikë nga aeroporti duke i mbajtur revolen në kokë ushtares, ai nuk arriti të largohet shumë pasi u qëllua për vdekje nga dy ushtarë tjerë.

ARTIKUJ TJERË:
Loading...
SHPËRNDAJE