Yllka Kuqi angazhon truproje (Foto)

Yllka Kuqi javë më parë publikoi klipin e ri dedikuar nënave me rastin e 8 marsit.

Projekti i titulluar “Jeton në mua” u vlerësua shumë ndërsa mysafire ishte edhe legjenda e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha si dhe disa miq të këngëtares.

Së fundi ajo ka bërë një hap tjetër duke ‘punësuar” truproje për ta ruajtur nga afër.

Kështu së paku ka shkruar Yllka krahas një fotografie të publikuar në rrjetet sociale.

“Prej sot zotëri truproja im” ka shkruar Yllka në llogarinë personale në Instagram.

Natyrisht, kjo ishte një shaka e këngëtares pasi ajo nuk ka asnjë arsye të ndihet e kërcënuar për të angazhuar truproje.

SHPËRNDAJE