Zbulohen detaje të rreja rreth vrasjes se vëllait të liderit të Koresë së Veriut

Letra e Kim Jong-Nam në të cilën lut gjysmë vëllain e vet që mos ta vret, është zbuluar gjatë hetimeve dhe marrjes në pyetje të një gruaje dhe një burri të dyshuar, që besohet të kenë lidhje me vrasjen që ka ndodhur në aeroportin e Kuala Lumpur të Indonezisë.

Kim Jong Nam qysh në vitin 2012 i kishte shkruar vëllait të vet Kim Jong-Un, i cili kishte ardhur në krye të shtetit të Koresë e Veriut pas vdekjes së babait Kim Jong-Il në vitin 2011.

Sipas informatave të marra nga hetuesit, ai e kishte lutur vëllain e vet në letrën e dërguar që ta tërheq urdhrin për vrasjen e tij, e cila ishte ende në fuqi gjatë sundimit të babait të tyre, por ai kurrë nuk kishte marrë një përgjigje.

Por gjërat ishin përkeqësuar edhe më shumë për të ndjerin Kim, i cili filloi publikisht të kritikojë politikat e vëllait të vet, duke e quajtur “shaka të keqe”, bëjnë të ditur burime brenda inteligjencës.

Policia tashmë ka arrestuar katër persona që dyshohen se ishin të përfshirë në helmimin e Kim Jong-Nam.

SHPËRNDAJE