Zyrtare: UEFA licencon katër klube kosovare për garat ndërkombëtare

Ka ardhur edhe zyrtarisht njoftimi nga Federata e Futbollit e Kosovës për skuadrat që janë licencuar për garat e UEFA-s.

Klubet e licencuara janë Trepça ’89, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi, të cilat kanë gjasa të dalin në arenën ndërkombëtare.

Liria ka dështuar për disa detaje, ndërsa Besa ishte tërhequr javë më parë.

Trepça ’89 do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa sa i përket Ligës së Evropës në finale janë Llapi-Besa. Nëse llapjanët dështojnë të licencohen, atëherë vendi i dyti i kampionatit zë këtë vend.

Vendimet e Komisionit:

KF Trepça ’89 merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18

FC Prishtina merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18

KF Llapi merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18

KF Feronikeli merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18

KF Besa nuk merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18

KF Liria nuk merr licencën për garat e UEFA-s për edicionin 2017/18

SHPËRNDAJE