​Një nënë vetushqyese nga Klina e Epërme vendoset në banesat sociale

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari sot ka kërkuar nga punëtorët socialë të Qendrës për Punë Sociale të vizitojnë serish një nënë vetushqyese nga Klina e Epërme.

Gjatë vizitës, pasi punëtorët kanë paralajmëruar zonjën Tahiri se ajo duhet të këtë më shumë përgjegjësi për fëmijën e vogël dhe nuk ka të drejtë ta mbajë në kushte të tilla përderisa i kanë ofruar banim te banesat sociale, ajo ka pranuar që të vendoset në këto banesa, thuhet në komunikatë.

Pas ofrimit të banesës dhe pakove ushqimore në vazhdimësi nga Komuna e Skenderajt, hoxhë Halil Kastrati ka marrë përsipër mobilimin e banesës për të krijuar kushte të përshtatshme për vendosjen e nënës e fëmijës brenda dy ditëve në banesë.

“Faleminderit, i nderuar hoxhë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm dhënë familjeve në nevojë”, shkruan kryetari Jashari.

https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/photos/a.217015395501786/733509613852359/?type=3&theater