​Tahiri: Kurti ka dëshmuar që është antiamerikan

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se kryeministri në detyrë duhet të largohet sa më shpejt nga ajo pozitë.

Ai ka theksuar se ky kryeministër ka manipuluar me gjendjen e jashtëzakonshme.

“Mirë bëhet që kryeministri në detyrë ta lirojë detyrën, ky më nuk ka kredibilitet moral që të jetë në atë karrige, ky në atë kohë e patë sulmuar shumë Mustafën në atë kohë, një superkriminel nuk mundet të qëndrojë në karrigen e kryeministrit”.

“Kryeministri ka manipuluar shumë me gjendjen e jashtëzakonshme, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme behet për marrjen e procedurave.

Ato komuna që nuk janë prekur duhet të ketë masa më të rrepta në mënyrë që mos të ketë lëvizje të njerëzve që mos të bartet virusi.

Nuk kemi parë një strategji të duhur për luftimin e kësaj pandemie”, tha Tahiri në Debat Plus.