10 efektet pozitive të vajit të livandos për sëmundjet kryesore dhe dëmtimet e vogla

Vaji esencial i livandos është një nga vajrat esencialë më të përdorur në botë, por efektet e tij u zbuluan mbi 2500 vite më parë.

Për shkak të vetive të tij të fuqishme antioksidante, antimikrobiale, sedative, qetësuese dhe antidepresive, përfitimet nga vaji i livandos janë të shumta dhe përdoret si për terapi ashtu edhe për kozmetikë ndër shekuj. (1)

Egjiptianët e përdorën livandon për mumifikim dhe si parfum.

Në fakt, kur u hap varri i Mbretit Tut në vitin 1923, u tha se kishtë një aromë të ndezur livando që mund të ndihej edhe pse kishin kaluar 3,000 vite.

Tekstet e vjetra dhe moderne për aromaterapinë përkrahin përdorimin e livandos si vaj esencial antibakterial.

Gjethet e bimës përdoreshin për të përgatitur përzierje kundër sëmundjeve të traktit digjestiv dhe reumatizmës, si dhe livando u vlerësua për përdorimin e saj në kozmetikë.

Romakët e përdornin livandon për banjo, në gatim si dhe për pastrimin e ajrit.

Dhe në Bibël, përmendet që vaji i livandos përdorej për aromën e tij, për lëkurën si dhe për shërim. (2)

Sot, përfitimet e vajit të livandos për trupin e njeriut përfshijnë:

Redukton ankthin dhe stresin emocional

Mbron ndaj simptomave të diabetit

Përmirëson funksionin e trurit

Ndihmon në shërimin e djegieve dhe plagëve

Përmirëson gjumin

Rigjeneron lëkurën dhe redukton aknet

Ngadalëson plakjen

Lehtëson dhimbjen

Çliron dhimbjen e kokës

Për shkak të efekteve dhe aplikimit të lehtë në lëkurë, nuk duhet të mungojë në listën e produkteve për shëndetin tuaj.

Shkencëtarët së fundmi kanë filluar të vlerësojnë vlerat e këtij vaji, por ka shumë prova që vënë në dukje kapacitetin e mbrekullueshëm të këtij vaji. (3)

Sot, livando është një nga vajrat esencialë më popullorë në botë.

10 efektet pozitive të livandos + studime

Mbrojtje antioksidative

Radikalet e lira, si toksinat, kimikatet dhe ndotësit, janë faktorët më të rrezikshëm dhe të zakonshëm për çdo sëmundje.

Radikalet e lira janë përgjegjëse për të ngarkuar sistemin imunitar dhe të shkaktojnë dëme të pa rikthyeshme në trupin tuaj.

Përgjigjia natyrale ndaj dëmtimit nga radikalet e lira është krijimi i enzimave antioksidative— glutatione, katalazë dhe dismutan superoksid (SOD) — që ndalojnë radikalet e lira të shkaktojnë dëme.

Fatkeqësisht, trupi juaj mund të ketë mungesë antioksidantësh për shkak të dietës së varfër dhe ekspozimit të lartë ndaj toksinave.

Vaji esencial i livandos është një antioksidant natyral që punon për të parandaluar ose shëruar sëmundje.

Një studim i vitit 2013 publikuar në Phytomedicine zbuloi se vaji i livandos rriti aktivitetin e antioksidantëve më të fuqishëm të trupit— glutationit, katalasës dhe SOD.

Studimet e fundit kanë treguar rezultate të ngjajshme, duke konkluduar se livando ka aktivitet antioksidues dhe ndihmon në parandalimin ose eleminimin e stresit oksidativ. (4, 5)

Trajtimi natyral i diabetit

Në vitin 2014, shkencëtarët nga Tunizia kryen një studim interesant; për të testuar efektet e këtij vaji esencial tek sheqeri në gjak dhe për të parë nëse ai mund të ndihmojë në parandalimin e diabetit në mënyrë natyrale.

Gjatë studimit 15 ditor në kafshë, rezultatet e vëzhguara nga Studiuesit, ishin absolutisht mahnitëse.

Me pak fjalë, trajtimi me vajin esencial të livandos mbrojti trupin nga simptomat e diabetit (6):

Rritja e glukozës në gjak (shenjë dalluese e diabetit)

Çrregullime metabolike (sidomos i metabolizmit të yndyrnave)

Rritja në peshë

Zvogëlimi i numrit të oksidantëve të veshkave dhe mëlçisë

Disfunksioni i veshkave dhe mëlçisë

Lipoperoksidacioni i veshkave dhe mëlçisë (kur radikalet e lira “vjedhin” molekulat e domosdoshme të yndyrës nga membranat qelizore).

Megjithatë kërkohen më shumë kërkime për të kuptuar kapacitetin e plotë të vajit të livandos për parandalimin ose ndalimin e diabetit, rezultatet e këtij studimi janë premtues dhe tregojnë potencialin terapeutik të livandos.

Për të përdorur vajin e livandos për diabetin, aplikojeni atë në mënyrë lokale në qafë dhe gjoks, bëni aromaterapi në mënyrë që të merrni gjithë vlerat e saj shëndetësore.

Përmirëson humorin dhe redukton stresin

Vitet e fundit, vaji esencial i livandos është vendosur në piedestal falë aftësisë së tij unike për të mbrojtur trupin nga dëmi neurologjik.

Tradicionalisht, vaji i livandos është përdorur për të trajtuar probleme neurologjike si migrena, stresi, ankthi dhe depresioni, pra është emocionuese të shihet sesi studimet e fundit po i afrohen historisë.

Në vitin 2013, një studim i bazuar në një dëshmi, publikuar në International Journal of Psychiatry in Clinical Practice zbuloi se marrja e vajit esencial të livandos lehtëson ankthin, shqetësimet e gjumit dhe depresionin.

Përveç kësaj, gjatë studimit u konstatua se ky vaj nuk pati asnjë efekt anësor, ndërveprim me medikamente të tjera ose simptoma të varësisë nga vaji esencial i livandos. (7)

International Journal of Neuropsychopharmacology botoi një studim të kryer në njerëz në vitin 2014 i cili zbuloi se Sileksani (i njohur ndryshe si preparati i vajit të livandos) ishte më efektiv kundër çrregullimit të ankthit të përgjithësuar (GAD) sesa placebo dhe medikamentet e tjera të përshkruara (psh. paroksetina).

Pas trajtimit, studimi nuk zbuloi asnjë rast të simptomave të varësisë ose efekte të tjera anësore. (8)

Një tjetër studim i publikuar në 2012, mori në studim 28 gra me rrezik të lartë post-partum (pas lindjes) dhe zbuloi se aplikimi i aromaterapisë me vaj livando reduktoi ndjeshëm depresionin postnatal dhe reduktoi çrregullimet e ankthit pas 4 javësh trajtim. (9)

Vaji livandos gjithashtu ka treguar përmirësime të simptomave PTSD dhe ndihmon në zvogëlimin e depresionit me 33% dhe duke ulur ndjeshëm çrregullimet e gjumit, humorin e ulët dhe statusin e përgjithshëm shëndetësor në 47 njerëz të trajtuar, që vuanin nga PTSD. (10)

Për të lehtësuar stresin dhe për të përmirësuar gjumin, vendosni një difuzor me vaj livando në dhomë. Mund ta aplikoni edhe lokalisht prapa veshëve për të marrë të njëjta përfitime.

Mbështet funksionin e trurit

Përfitimet neurologjike të vajit të livandos nuk ndalen vetëm me aftësinë e tij për të trajtuar depresionin dhe rritur humorin.

Hulumtimet gjithashtu tregojnë se vaji i livandos shërben si një trajtues natyral për Alzhaimerin! Studimet e bëra tregojnë së thithja e avullit të vajit esencial të livandos mund të ndihmojë për të parandaluar stresin oksidativ dhe të përmirësojë dëmtimet konjitive.(11, 12)

Gjithashtu në vitin 2012, revista zviceriane, Molecules botoi rezultatet e një studimi që provoi se vaji i livandos është një opsion i mundshëm për trajtimin e disfunksioneve neurologjike të tilla si goditjet në tru.

Studiuesit besojnë se efektet neuroprotektive të livandos janë për shkak të vetive të tij antioksiduese. (13)

Për të mbështetur sistemin nervor me vaj livando, shpërndaheni atë nëpër shtëpi, thitheni drejtëpërdrejt nga shishja ose aplikojeni në tëmtha ose në qafë.

Shëron djegiet dhe të prerat

Njohur gjerësisht për efektin e saj antimikrobial, për shekuj me rradhë vaji i livandos është përdorur për të parandaluar infeksione të ndryshme dhe për të luftuar çrregullime bakteriale dhe kërpudhore.

Në fakt pothuajse 100 studime janë kryer duke treguar efektet pozitive të livandos. Hulumtimet tregojnë se vaji i livandos përshpejton shërimin e djegieve, të prerave, goditjeve dhe plagëve— dhe një pjesë e kësaj është për shkak të përbërësve të tij antimikrobialë.

Një studim i botuar në Evidence-Based Complementary and Alternative Medicine vlerësoi sesi aftësia antimikrobiale e livandos rritet kur përzihet me një tjetër vaj esencial si vaji i karafilit, kanellës dhe vaji i pemës së çajit.

Studiuesit zbuluan se raporti 1:1 është më efektiv në luftën kundra Candida albicans dhe Staph aureus — dy shkaqet më të zakonshme të infeksioneve fungale dhe bakteriale që çojnë në probleme respiratore dhe fungeve të lëkurës. (14)

Një studim i vitit 2016 doli në përfundimin se vaji i livandos nxit shërimin e plagëve në fazën e hershme duke përshpejtuar formimin e indeve të granulacionit (inde nga sipërfaqja shëruese e lëkurës) dhe promovimi i sintezës së kolagjenit.

Sipërfaqja e plagëve të trajtuar me vajin e livandos u zvogëlua ndjeshëm në krahasim me grupin e kontrollit. (15)

Për të lehtësuar dhimbjen nga djegia dhe shëruar prerjet, goditjet ose plagët, përzierje 3-5 pika vaj lavando me ½ lugë caji kokosi dhe aplikojeni përzierjen në zonën e prekur.

Promovon shëndetin e lëkurës dhe flokun e shëndetshëm

Për shkak të karakteristikave të saj antimikrobiale dhe antioksidative, livando e përzier me një vaj tjetër (si vaj kokosi, jojoba ose vaji i farës së rrushit) ka përfitime të panumërta për shëndetin e lëkurës tuaj.

Përdorimi i vajit të livandos lokalisht mund të ndihmojë në përmirësimin e gjendjes së lëkurës, që nga plagët nga kanceri tek reaksionet e alergjisë, aknet dhe njollat e moshës. Vetitë anti-inflamatore dhe antioksidante ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes të lëkurës dhe shenjat e plakjes. (16)

Për të përdorur vajin e livandos për shërimin e lëkurës, kombinoni 3-4 pika me ½ lugë caji vaj kokosi ose jojoba dhe masazhojeni përzierjen në zonën e dëshiruar.

Gjithashtu mund të shtoni vaj livando në larësin e fytyrës ose të trupit.

Rekomandohet të miksohet dhe me vajin esencial të temjanit dhe aplikoheni në lëkurë në mëngjes, pas dushit dhe para se të flini.

Kjo do të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe shenjave të plakjes, si njollat e errëta në lëkurë.

Studimet tregojnë se vaji i livandos së bashku me vajra të tjerë si vaji i trumzës, rozmarinës dhe cedrit mund të përmirësojnë ndjeshëm alopecinë (alopecia areata) dhe humbjen e flokëve. (17)

Lehtëson dhimbjen e kokës

Nëse jeni një nga miliona njerëzit që vuajnë nga tensioni ose migrena, vaji i livandos mund të jetë zgjidhja natyrale që keni kërkuar.

Është një nga vajrat esencialë më të mirë për dhimbjen e kokës sepse relakson dhe lehtëson tensionin.

Është sedativ, anti-ankth, antikonvulsant dhe qetësues.

Sipas një studimi të botuar në European Neurology, njerëzit të cilët vuajnë nga dhimbja e kokës, migrena kanë një reduktim të ndjeshëm të dhimbjes kur thithin vajin e livandos për 15 minuta.

Nga 129 raste me sulme dhimbjesh koke, 92 u përgjigjën plotësisht ose pjesërisht ndaj livandos. (18)

Është gjetur se një nga mënyrat më efektive natyrale të dhimbjes së kokës është kombinimi i 2 pika vaj livando dhe vaj mente duke masazhuar tëmthat e qafën.

Gjithashtu thithja direkt nga shishja e vajit të livandos mund të çlirojë dhimbjen e kokës.

Përmirëson gjumin dhe largon pagjumësinë

Për shkak të efekteve sedative dhe qetësuese, vepron duke përmirësuar gjumin dhe pagjumësinë.

Një studim i vitit 2015 që përfshiu 158 nëna në periudhën post-partum (pas lindjes) u ndanë në grupin e kontrrollit dhe në atë të intervenimit.

Grupi i intervenimit bëri inhalacion me vaj livando para gjumit 4 herë në javë për 8 javë. U panë përmirësime domethënëse në kualitetin e gjumit krahasuar me grupin e kontrollit. (19)

Ka disa studime, si ai që përfshiu nënat e reja, të cilat tregojnë efektet qetësuese të vajit të livandos.

Inhalacioni ka treguar një reduktim të shqetësimit gjatë gjumit, duke përmirësuar cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit, luftimin e pagjumësisë dhe përmirësimin e mirëqënies së përgjithshme.

Për më tepër, në ndryshim nga ilaçet e tjera sedative, livando nuk shkakton efekte anësore të padëshiruara, por promovon shëndetin mendor dhe fizik. (20)

Për të përmirësuar cilësinë e gjumit, shpërndani vaj livando në dhomën tuaj para se të flini.

Gjithashtu mund të masazhoni 3-5 pika në qafë, gjoks dhe tëmtha.

Në një banjë me ujë të nxehtë shtoni 15 pika vaj livando dhe 1 filxhan kripe Epson, për një efekt relaksues.

Mund të krijoni një tjetër përzierje me vaj livando, vaj esencial i kamomilit roman dhe vaj magnezium një kombinim shumë i mirë për të përmirësuar gjumin.

Masazhoni qafën dhe duart për të nxitur një ndjesi qetësie dhe paqeje.

Çliron dhimbjen

Shumë studime zbuluan se livando ndihmon si një “vrasës” natyral i dhimbjeve.

Thjesht aplikoni vajin e livandos në zonën e prekur dhe do të reduktohet menjëherë inflamacioni dhe dhimbja, duke ndihmuar kështu në çlirimin e simptomave.

Një studim i vitit 2015 i botuar në Complementary Therapies in Medicine tregoi se aplikimi lokal i vajit të livandos uli në mënyrë të moderuar intesitetin e dhimbjes gjatë inserimit të gjilpërave të dializës.

Studiuesit vunë në dukje se livando mund të jetë një opsion për reduktimin e dhimbjes gjatë inserimit të gjilpërave të dializës, të cilat shkaktojnë frikë konstante dhe ankth për shumë pacientë të hemodializës. (21)

Një tjetër studim i publikuar në Journal of Complementary and Alternative Medicine, zbuloi se kombinimi i livandos me vajin esencial të manxuranës, mentes dhe piperit të zi përmirëson dhimbjen e qafës kur aplikohet çdo ditë në zonën e prekur. (22)

Dhe një tjetër studim provoi se vaji i livandos, kur masazhohet në lëkurë mund të ndihmojë në lehtësimin e dismenoreas, e cila lidhet me dhimbjet gjatë menstruacioneve dhe krampeve ne bark.

Rezultati i këtij studimi sygjeroi se vaji i livandos mund të përdoret si një medikament natyral për PMS (Sindromën PostMenstruale dhe krampet menstruale. (23)

Plotësues i terapisë për kancerin

Një studim i vitit 2012 publikoi në African Journal of Traditional, Complementary and Alternative Medicines tregoi se aromaterapia, sidomos kur përdoret vaji i livandos, ndihmon pacientët me kancer të përballojnë stresin, të përzjerat, panikun kronik dhe depresionin.

Vaji i livandos mund të jetë një agjent terapeutik shumë i mirë për shkak se vepron si një stimulues i sistemit imun, nxit rritjen e humorit, përmirëson gjumin dhe lufton stresin. (24)

Masazhoni me vaj livando qafën, gjoksin, kycet dhe tëmthat për të patur një efekt relaksues dhe qetësues.

Nëse po përjetoni dhimbje muskujsh apo kyçesh, ose dhimbje nga injeksionet, aplikoni 2-3 pika vaj livando në zonën e prekur.

Për tu çliruar nga stresi dhe ankthi, dhe për të përmirësuar gjumin, thithni nga shishja aromën e vajit të livandos.

Kjo mund të jetë shumë e dobishme sidomos para ose pas një procedure kirurgjikale dhe kimioterapie.

Përdorimi i vajit esencial të livandos në shtëpi

Parfum Natural

Doni të vini erë e mirë edhe pa përdorur parfume toksikë? Livando është një aromë e mirë si për femrat dhe për meshkujt.

Mund ta provoni duke e hedhur direkt dhe në lëkurë ose mund ta përzieni me ujë ose një tjetër vaj për një aromë më intense.

Nëse doni që ta aplikoni direkt në lëkurë, hidhni 2-3 pika vaj në duar, fërkoni duart dhe më pas aplikojenë në flokë ose lëkurë.

Mund ta hidhni vajin edhe në një shishe me spërkatës, duke shtuar 2 pika livando dhe ½ filxhan ujë.

Mund ta kombinoni vajin e livandos dhe me vajra të tjerë si psh, vaji esencial i cedrit ose vaji i esencial i temjanit.

Kombinimi me vaj livando, vaj temjani dhe mente përveçse ka një aromë shumë të mirë, ndihmon dhe në reduktimin e inflamacionit si dhe përmirëson shëndetin e lëkurës.

Një mënyrë tjetër shumë e mirë është shtimi i vajit të livandos në shampo.

Pastrues jo-toksik i ajrit

Te njëjta mënyrë si me parfumin, mund ta përdorni livandon si një pastrues jo-toksik ajri.

Në këtë mënyrë krijohet një atmosferë relaksuese në dhomë para gjumit.

Mund të spërkatni edhe mbulesat dhe jastëkun.

Mund ta përdorni këtë metodë edhe në banjë, me peshqirët.

Përpara se të bëni një banjë relaksuese, spërkasni peshqirin me vaj livando për një ndjesi qetësie pas dushit.

Balsam buzësh natyral, pa kimikate

Vaji i livandos është i shkëlqyer për të parandaluar djegien nga dielli në buzë si dhe buzët e çara dhe të thata.

Shtoni disa pika në gjalp shea, vaj jojoba, vaj kokosi ose çfarëdo lloj vaji që dëshironi dhe aplikojeni tek buzët.

Nëse keni djegie në pjesë të tjera të trupit, aplikojeni të njëjtën metodë për ta shëruar lëkurën më shpejt.

“Ilaç” për problemet e stomakut

Shumë njerëzve aroma e livandos u qetëson stomakun.

Nëse keni të vjella, ose nëse do të udhëtoni me makinë ose avion, spërkatni vaj livandoje në lëkurë ose rroba, ose masazhoni tëmthat dhe shuplakat.

Ku mund ta gjeni vajin e livandos

Kur të blini vajin esencial të livandos, sigurohuni të jetë kualiteti më i lartë, i garantuar terapeutik dhe organik, i papërzier me kimikate dhe mundësisht i çertifikuar bio-organik.

Kjo është e rëndësishme nëse doni ta përdorni së brendshmi ose lokalisht.

Efektet anësore të livandos dhe cfarë duhet të keni kujdes

Për shumicën e njerëzve përdorimi i vajit të livandos është i sigurt, gjithsesi nuk ka mjaftueshëm kërkime shkencore sesi vaji i livandos ndërvepron me medikamentet e tjera, ose përdorimi tek femrat shtatzanë.

Më poshtë do të renditen disa situate në të cilat duhet të keni kujdes.

Ndërveprimi me medikamente:

Nëse jeni duke marrë medikamente me recetë për çrregullime të gjumit ose depresion, duhet të keni kujdes pasi vaji i livandos rrit efiçencën e këtyre medikamenteve.

Edhe nëse jeni duke marrë medikamente për gripin ose kollën , si dhe medikamente të tjerë sedative, duhet të keni parasysh që vaji i livandos nxit gjumin, kështu që është më mirë të shmangni kombinimin e tij me këto medikamente.

Nëse keni planifikuar procedurë me anestezi në të ardhmen, duhet të shmagni përdorimin e vajit të livandos.

Gratë shtatzëna:

Vaji i livandos në përgjithësi konsiderohet si i sigurtë për femrat shtatzëna ose në laktacion.

Për shkak të efektit relaksues të muskujve, mund të prekë nivelet hormonale; duhet patur kujdes përdorimi në tre mujorin e tretë.

Duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para përdorimit pasi nuk është i garantuar për përdorim në këtë periudhë kohore. (24)

Fëmijët:

Vaji i livandos konsiderohet në përgjithësi i sigurtë për fëmijët, gjithsesi duhet të keni kujdes pasi ndikimi në nivel hormonal mund të shkaktojë probleme për djemtë të cilët nuk e kanë arritur periudhën e pubertetit.

Përdorimi së brendshmi i vajit të livandos: Studime kanë treguar efektet e përdorimit të vajit të livandos lokalisht ose me anë të inhalacionit.

Nuk janë parë efekte negative në miksimin e 3 pikave vaj me një vaj tjetër, direkt në lëkurë.

Një studim i vitit 2013 , tregoi se marrja për së brendshmi i vajit të livandos, nuk solli efekte anësore përvec simptomave të lehta gastrointestinale.

Nëse doni të shmagni simptomat gastrointestinale, përdorni doza të vogla dhe duhet të keni kujdes nëse keni një sistem gastrointestinal delikat.

Nuk njihen akoma ndërveprime midis ushqimit dhe vajit të livandos.