Web Analytics
Ballina131 të infektuar me COVID nga Shqipëria janë trajtuar në Spitalin e...

131 të infektuar me COVID nga Shqipëria janë trajtuar në Spitalin e Gjakovës!

Pandemia COVID-19 ka goditur gjithë botën, përfshirë dhe Kosovën dhe Shqipërinë.

Shqipëria ka shënuar mbi 188 mijë raste pozitive, teksa 2948 pacientë kanë humbur betejen me SARS-CoV-2.

Shumë nga shqiptarët e Shqipërisë janë trajtuar për këtë virus në Kosovë.

Indeksonline dje ka raportuar mbi trajtimin e shtetasve shqiptarë me COVID në Spitalin e Prizrenit, ku që nga fillimi i këtij viti janë trajtuar 125 të tillë.

“Momentalisht nuk kemi asnjë pacient nga Shqipëria të hospitalizuar me COVID-19. Gjatë vitit 2021 në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren nga Shqipëria janë trajtuar 125 pacientë të infektuar me virusin COVID-19”, ka thënë për Indeksonline Shefajet Berisha, shef i personelit dhe komunikimit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës, i angazhuar për trajtimin e pacientëve nga Shqipëria, janë duke u trajtuar 7 të hospitalizuar me COVID-19.

Hilmi Shala, ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, për Indeksonline ka thënë se këtë vit janë trajtuar 131 të hospitalizuar nga Shqipëria dhe 181 pacientë ambulantivë.

“Pacientë të hospitalizuar në vitin 2020 kanë qenë 19 pacientë, në vitin 2021 kanë qenë 131 pacientë. Totali i të hospitalizuarve ka qenë 150”, ka deklaruar Shala.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i pacientëve ambulantivë, të trajtuar në Gjakovë që nga viti i kaluar është 211.

“Pacientë ambulantor për Covid në vitin 2020 kanë qenë 30 pacientë, në vitin 2021 kanë qenë 181 pacientë. Totali i pacientëve ambulantorë 211”, ka përfunduar ai./Indeksonline

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit