Web Analytics
Ballina14 vite nga ikja e atdhetarit dhe patriotit hoxhë Jakup Hasipi

14 vite nga ikja e atdhetarit dhe patriotit hoxhë Jakup Hasipi

Janë mbushur 14 vite që kur u nda nga jeta patrioti dhe hoxha i njohur nga Sllupçani, Mulla Jakup Hasipi.

Ai humbi jetën më 6 janar të vitit 2006, në një aksident trafiku në autostradën Shkup-Kumanovë.

Jakup Hasipi u lind dhe jetoi në fshatin Sllupçan të Kumanovës.

Ishte magjistër në teologji dhe patriot i njohur jo vetëm në fshat e në rrethin e Kumanovës por në tërë Maqedoninë edhe më gjërë.

Ndër të gjitha lirisht mund të thuhet se ishte më oratori dhe më karizmatiku ndër shqiptarët e këtyre trojeve në kohën tonë.

Ligjërimet e tija dallohen për nga përmbajtja karizmatike dhe argumentuese.

Paraqitja e tij multimediale këto 25 vitet e fundit e posaçërisht pas viteve 90′ ka ndikuar drejtpërdrejt në vetëdijësimin e rrethit të Likovës si në aspektin fetar Islam ashtu edhe në aspektin kombëtar e patriotik.

Rrjetet Sociale

630,781FansaPëlqeje
28,195NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit