15 gjëra që mund të bëni me uthull

Eliminon barishtet e këqija

Spërkatni barishtet me uthull dhe për pak kohë ato do të thahen dhe nuk do dalin përgjatë një periudhe të caktuar.

Largon bubrrecat

Spërkatni me uthull dyert dhe hapësirat afër dritareve për t’i mbajtur bubrrecat larg.

Largon erën e keqe nga qeni

Spërkateni qenin tuaj me uthull dhe më pas lajeni. Era e keqe do eliminohet menjëherë.

Mban macen larg

Spërkatni me uthull vendet ku nuk dëshironi macen tuaj të afrohet.

Pastron dyshemenë

Përzieni dy gota uthull të bardhë me 2 litra ujë të nxehtë dhe lani dyshemenë. Do shkëlqejë.

Largon dhembjen nga pickimi i bletës

Fërkoni me uthull vendin ku u ka pickuar bleta. Madje u ndihmon edhe ta hiqni thumbin nëse u ka mbetur brenda.

Largon erën e qepëve

Fërkoni duart me uthull dhe pastaj lani me sapun. Era e qepës do të largohet menjëherë.

Lan çajnikun

Mbushni një çajnik me ujë dhe uthull dhe vini të vlojë. I largohn shtresat e gurëve të formuara në çajnik. Lajeni pastaj me shampon enësh.

Pastron frigoriferin

Lani frigoriferin fillimisht me uthull pastaj me ujë.

Pastron dhe dezinfekton kavanozët

Shpërlani kavanozët me uthull pastaj me ujë të nxehtë. Kjo do ndihmojë që të largohet era e ushqimit me të cilin kanë qenë të mbushur më parë.

Lan enëlarësen

Njëherë në muaj lëshoni enëlarësen të zbrazët me uthull në vend të shamponit. Do parandalojë formmimin e shtresave të ndryshme në enëlarëse.

Largon ndryshkun nga hekuri

Fërkoni telat e ndryshkur të bicikletës suaj më uthull pastaj shpërlani me ujë.

Mban të freskëta lulet e prera

Shtoni dy lugë uthull në vazon e mbushur me ujë dhe vendosni lulet e prera në të. Do qëndrojnë të freskëta më gjatë.

Pastron mikrovalën

Në një enë mikrovale mbushni 1/4 uthull dhe pjesën tjetër ujë. Vendoseni brenda mikrovalës.

Pastron syzet

Pastroni syzet tuaja me uthull dhe një material të butë./InfoKosova/