168 raste të reja me COVID-19, 157 të shëruar

Edhe 168 ras te të reja me koronavirus janë konfirmuar sot në vendin tonë, derisa janë shëruar edhe 157 pacientë të tjerë, ka njoftuar IKSHPK.

Siç njofton IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 415 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjur.mimi i kontakteve të ras teve në terren prej të cilëve rezultojnë 168 raste pozitive.

Numri total i ras teve pozitive është 6.045 ras te nga 31.956 persona të dys.himtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 144 raste të vde.kjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.226 ras te, kurse numri i ras teve ak tive është 2.675.