17 vjeçarja që ishte në dhomë me “Ciprrën” kishte abortuar në një spital privat

Policia e Kosovës sonte në një hotel në Podujevë ka arrestuar personin e shumë kërkuar Besim Hajdari “Ciprra”.

Indeksonline ka raportuar se “Ciprra” në momentin e arrestimit po qëndronte në dhomë me një vajzë, 17 vjeçare.

Përmes burimeve, Indeksonline mëson se inicialet e 17 vjeçares janë A.T.

17 vjeçarja që ishte në dhomë është duke dëshmuar stacion të Policisë.

Indeksonline mëson se në dëshminë e saj, ajo ka treguar se “Ciprra” po e mbante atë me dhu.në dhe se e kishte detyruar të abortonte.

Tutje, mësohet se abortin e ka kryer në një spital privat.

I arrestuari është i kërkuar për pl.agosje .

Ai ka rreth 60 vepra penale në Polici./Indeksonline/