19 gratë e njohura shqiptare mesazh mjekeve: Po shpëtoni Shqipërinë

Në këto ditë të vështira, ku duhet të përballemi me pandeminë Covid-19, një mesazh kanë dhënë gra intelektuale shqiptare drejtuar mjekëve të cilët ndodhen në frontin e parë të luftës.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bashkuar gra shkrimtare, studiuese, botuese, profesore që ndodhen brenda dhe jashtë vendit në një mesazh falenderues për mjekët dhe infermierët.

“Jemi krenarë për ju, që punoni sot në këtë front të vështirë, në vijë të parë të luftës kundër koronavirusit!

Janë ditë të vështira, me shumë të panjohura e në garë me kohën, por ju, me profesionalizëm të jashtëzakonshëm, keni vënë gjithë energjitë dhe shpirtin tuaj të madh për të shpëtuar vendin nga ky rrezik.

Me përkushtim të rrallë, duke mjekuar të sëmurët e duke qenë pranë tyre pa pushim, ju po shpëtoni Shqipërinë, në këtë betejë, e cila si asnjëherë më parë, nuk kërkon armë për të mposhtur armikun, por dashuri, përgjegjshmëri, ndjenjë detyre, përkushtim, vetë-sakrifikim për tjetrin dhe komunitetin” shkruhet në letër

Deklarata e plotë

Të dashur e të nderuar mjekë, infermierë e punonjës të sistemit tonë shëndetësor,

Ju shprehim respekt e mirënjohjeje të thellë!

Jemi krenarë për ju, që punoni sot në këtë front të vështirë, në vijë të parë të luftës kundër koronavirusit!

Janë ditë të vështira, me shumë të panjohura e në garë me kohën, por ju, me profesionalizëm të jashtëzakonshëm, keni vënë gjithë energjitë dhe shpirtin tuaj të madh për të shpëtuar vendin nga ky rrezik.

Me përkushtim të rrallë, duke mjekuar të sëmurët e duke qenë pranë tyre pa pushim, ju po shpëtoni Shqipërinë, në këtë betejë, e cila si asnjëherë më parë, nuk kërkon armë për të mposhtur armikun, por dashuri, përgjegjshmëri, ndjenjë detyre, përkushtim, vetë-sakrifikim për tjetrin dhe komunitetin.