Web Analytics
BallinaSHOWBIZ2023-ta do jetë e Capital T, zbulohet befasia e madhe

2023-ta do jetë e Capital T, zbulohet befasia e madhe

Reperi i famshëm kosovar Capital T, cilësohet si njëri nga reperët më të suksesshëm në tregun muzikor.

Krahas hiteve që ka krijuar gjatë këtij viti, duket se surprizat nga ai nuk kanë të ndalur.

Reperi është mjaft aktiv sa i përket prurjeve të reja muzikore.

Thuajse të gjitha projektet e tij numërojn miliona klikime në platforma të ndryshme.

Për Indeksonline ai zbuloi se ka gati albumin e ri të cilin do ta lansoj në vitin 2023.

“Albumin e gjashtë do ta publikoj në pranverën e vitit 2023”, tha ai.

Gjithashtu shtoi se edhe kësaj radhe ka përgatitur duete me artistët më me nam.

Se për kë bëhet fjala reperi nuk deshi ta zbuloj, duke lenë befasi për fansat./Indeksonline/

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,003NdjekësitNdjek

Të Fundit