22-vjeçarja tregon tmerrin, e rrezikoi jetën për t’i fryer buzët!

Një vajzë shumë e njohur falë kanalit të saj në Youtube ku ndiqet nga mijëra njerëz, ka treguar për “The Sun”, se mbushja e buzëve për pak sa nuk i ka kushtuar jetën.

22 vjeçarja blogere ka treguar se buza e saj gati sa nuk i ra, ndërsa jeta iu vu në rrezik pasi acidi hialuronik, një substancë që përdoret në disa mbushës, iu injektua gabimisht në një arterie nga një klinikë në Londër.

Pak orë pas trajtimit, Cassidy Valentine, nisi të kishte dhimbje të forta dhe u tmerrua kur pa se buzët e saj ishin nxirë dhe fryrë.

Për fat të mirë ajo u shpëtua nga mjekët që i injektuan një enzimë për të shkrirë acidin.